Scott McTominay kryen me sukses ndërhyrjen në zemër

Napoli ka bërë të ditur se mesfushori Scott McTominay i është nënshtruar një procedure në zemër dhe pritet të rikthehet në stërvitje pas rreth dy javësh.

Futbollisti skocez u njoftua javën e kaluar për nevojën e ndërhyrjes, pasi te ai ishte konstatuar një aritmi e lehtë dhe beninje.

Të lidhura

None found

Operacioni u zhvillua të martën në mëngjes në Spitalin Spire në Mançester dhe, sipas klubit italian, përfundoi me sukses të plotë.

“Të martën në mëngjes, Scott McTominay iu nënshtrua një procedure ablacioni në Spitalin Spire Manchester. Operacioni kishte një sukses i plotë. McTominay do të pushojë për dy javë dhe më pas do të rifillojë stërvitjen”, thuhet në njoftimin e Napolit.

McTominay do të mungojë në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit të mërkurën, si edhe në ndeshjet kundër Bolognës dhe Fiorentinës.

Sezonin e kaluar, mesfushori i Napolit u shpall lojtari më i mirë në Serie A.

Ai është pjesë e skuadrës italiane që nga vera e vitit 2024, kur u transferua nga Manchester United për 30 milionë euro. Që prej atëherë, McTominay është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të ekipit, duke fituar Serien A dhe duke realizuar 27 gola në 82 paraqitje me Napolin.


Shtuar 8.09.2026 14:25

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiszirvebetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş