Napoli zgjedh mbrojtësin i cili do të zëvendësojë Manolas

Kostas Manolas u largua nga Napoli për të shkuar tek ekipi grek i Olympiacos.

Tashmë klubi italian është i vendosur për të gjetur një mbrojtës i cili do të zëvendësojë vendin e lënë boshë nga Manolas. Në krye të listës së Giuntolit është kolumbiani i Evertonit, Yerry Mina.

Napoli synon të afrojë kolumbianin me formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të vitit. Alternativat e tij janë Szalai nga Fenerbahçe dhe Uduokhai nga Ausburgu, si dhe një rikthim nga huazimi i Lupertos nga Napoli./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.12.2021 11:24