Protesta e banorëve të fshatrave të zonës naftëmbajtëse të Marinzës, u zhvendos mëngjesin e sotëm përpara sheshit satelit 3 të kompanisë Bankers Petroleum.
Dy ditë më parë, protesta e zhvilluar pranë zyrave në vendburim nuk solli asnjë negociatë me përfaqësuesit e kompanisë.
Të lidhura
None found
Përballë këtij mosveprimi, banorët u shprehën njëzëri se do ta vijonin protestën duke bllokuar sheshet. Siç kishin paralajmëruar, ata u mblodhën sot para sheshit satelit tre dhe e hapën portën me forcë.
Ata deklaruan njëzëri se nuk do të lejojnë që vlera e qirasë së tokës të përgjysmohet nga 4 milionë për dynym në 2 milionë.
Protestuesit ndodhen tashmë brenda ambienteve të sheshit satelit tre, ku po përpiqen të bllokojnë punën.
