Disa nga shtetet e botës e festojnë ditën e nënave në datën 9 maj, duke e kujtuar për vlerat dhe sakrificat për fëmijët e saj.
Skuadra e Napolit ka menduar për këtë ditë duke postuar në ‘’Facebook’’ një video prekëse e cila lidhet me futbollin ku nëna luan të gjitha rolet për fëmijën e saj nga hekurosja e fanellës së sportit, te ndihma për mësimet, stërvitja me shokët dhe ushqimi. Në fund videoja mbyllet me këto fjalë: “Pas një kampion të madh, gjithomë është një nënë e shkëlqyer … të dua mami!”
Videoja ka marrë pëlqime dhe komente të shumta duke u pritur mirë nga të gjithë.