Gucati: Dënimi i ish-drejtuesve të UÇK-së do të godiste luftën, jo vetëm individët

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, deklaroi se një vendim dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë do të përbënte, sipas tij, një goditje shumë më të gjerë sesa ndaj individëve të përfshirë në proces.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij para pjesëmarrësve në “Marshin për Liri” në Prishtinë, Gucati tha se qytetarët nuk janë mbledhur për të mbrojtur persona të caktuar, por për të mbështetur atë që ai e quajti të vërtetën e Kosovës dhe të luftës për çlirim.

“Nuk jemi këtu për të mbrojtur individin, por të vërtetën e një populli që luftoi për lirinë. Jemi mbledhur për të mbrojtur të vërtetën e Kosovës”, u shpreh Gucati.

Ai tha se UÇK-ja ishte krijuar si përgjigje ndaj shtypjes dhe nënvizoi nevojën që procedurat gjyqësore ndaj të akuzuarve të zhvillohen në mënyrë të drejtë e të paanshme, duke garantuar respektimin e të drejtave të tyre.

“Shtypja nuk u krijua nga UÇK-ja; ajo u ngrit për t’i bërë përballë asaj. Kërkojmë një proces të drejtë dhe të paanshëm, ku të respektohen të drejtat e çdo të akuzuari”, tha ai.

Gucati kujtoi edhe ndihmën që Kosova kishte marrë gjatë luftës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja.

“E dimë se dënimi i krerëve të UÇK-së nuk do të ishte vetëm një goditje ndaj individëve, por ndaj vetë luftës së UÇK-së. Nga një dënim i tillë do të përfitonin vetëm Serbia dhe Rusia”, deklaroi Gucati.


Shtuar 12.09.2026 14:41

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahismarsbahisjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel