Napoli mbyll marrëveshjen me portierin veteran

Në sezonin e ardhshëm, Salvatore Sirigu do të luajë për Napolin.

Teksa pret të zgjidhë problemet për portierin titular, i cili mund të jetë Kepa ose Navas, De Laurentiis ka gjetur portierin rezervë i cili ka shumë përvojë. Është arritur marrëveshja për një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit.

Ish-portieri i Genoas do të kryejë vizitat mjekësore të martën dhe do të marrë rreth 700 mijë euro pagë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.08.2022 21:52