Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Venezias në shtëpinë e këtyre të fundit.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0 edhe pse Napoli ka menaxhuar lojën në mënyrë perfekte dhe shumë raste të humbura nga miqtë.
Pjesën e dytë ishte bomberi Osimhen i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 59-të.
45 minutat e dyta ishin intensive, me shumë raste dhe ndërhyrje të parregullta. Në minutën e 95-të Ebuehi i Venezias doli me kartonin e kuq. Gjyqtari kryesor dha 10 minuta shtesë duke i dhënë dhe një shans tjetër Napolit për të shënuar përsëri.
Në minutën e 100-të ishte Petagna i cili dyfishoi rezultatin për Napolin.
Tashmë të kaltërit ndodhen në vendin e dytë me 52 pikë, njësoj si Milan./ h.ll/albeu.com