Napoli, Mario Rui: Në garën për skudeton është e pamundur të lesh jashtë Interin

Mario Rui është intervistuar nga radio “Kiss Kiss” dhe është pyetur për situatën aktuale të Napolit në rrugëtimin e saj për skudeton.

“Jemi duke bërë një punë shumë të mirë deri tani, jemi në vendin e parë. Kemi bërë fitore minimale duke rrezikuar por nuk ka problem, në fund rëndësi kaanë 3 pikët.

Nuk e di nëse do t’ia dalim, por të gjithë kemi dëshirën dhe vullnetin e duhur për të qëndruar të parët deri në fund. Ka entuziazëm në klubin tonë dhe gjithashtu tek tifozët tanë.

Për të arritur tek skudeto duhet të mposhtim konkurencën e Milan-it, këtë sezon janë të fuqishëm dhe ende nuk kanë bërë një humbje.

Nuk duhet të harrojmë vendin e tretë aktual, të cilët ndodhen kampionët në fuqi , Inter. Ata janë ende favoritët kryesorë për të fituar skudeton edhe këtë sezon. Ndodhen disa pikë pas nesh por kjo nuk i disfavorizon për të kapur vendin e parë. Vitin e kaluar ishte Milani në vendin e parë diku tek 10 pikë larg Inter-it deri në janar, më pas të gjithë e dimë si përfundoi sezoni, me Interin kampion.”

Kështu është shprehur Mario Rui në lidhje me skudeton në Seria A./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.11.2021 15:40