Napoli ka arritur një fitre të rëndësishme ndaj Spezias.
Napoletanët arritën fitore në kuadër të javes së 35-të kur kanë mbetur vetëm tre xhiro deri në fund.
Këtë takim e nisën edhe dyshja, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj.
Zielinski zhbllokoi rezultatin në min 15’ i ndjekur nga Osimhen min 23’.
Nigeriani nuk u ndal me kaq, pasi shënoi golin e dytë në min 44’.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Napolit.
Në pjesën e dytë, Piccoli shënoi për Spezian ndërsa goditjen e fundit e dha Hirving Lozano min 80’.
Rezultati përfundimtar, Spezia 1-4 Napoli.
Tani, Napoli bën një hap gjigant drejt sigurimit të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve, tani ata ngjiten në pozitën e dytë me 70 pikë, një më shumë se Atalanta, Juventus dhe Milani.