Thomas Strakosha bëri gabimin fatal që i kushtoi humbjen Lazios ndaj Galatasaray në Europa League.
Pas ndeshjes në mbrojtje të tij ka dalë portieri i Galatasaray, Fernando Muslera.
“Të kthejmë kokën pak mbrapa, ishte faji im disa ndeshje më parë. Gjëra të tilla mund të ndodhin gjithmonë”, tha Muslera.
“Unë kam diçka për të thënë, portierët janë vetëm në fushë. Do të ketë gabime si ai i Strakoshës sot. Kjo është çudia e punës së portierit. Gabimi ynë nuk falet”.
“Kjo është gjithashtu pjesë e punës sonë, por ne duhet të vazhdojmë pa u demoralizuar, nuk duhet të heqësh dorë”, ka thënë Muslera në një mesazh mbështetje për portierin shqiptar. /albeu.com/