Tashmë mungon vetëm firma për ta quajtur zyrtare. Anësori i sulmit të Kombëtares, Jasir Asani, është gati për një rikthim të madh në Evropë.
Ai pritet të largohet nga koreanët e Gëangju menjëherë sapo të përfundojë Kampionati Evropian i Futbollit, Euro 2024. 29-vjeçari nga Shkupi e ka prerë tashmë “biletën” e tij.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolle “AS”, Asani do të transferohet në La Liga.
Aty e pret skuadra e Las Palmas, ekip që këtë sezon siguroi mbijetesën në elitën spanjolle.
Bordi i Las Palmas e pëlqen jo pak stilin e lojës së “Legjionarit” dhe ka vendosur t’i ofrojë fillimisht një kontratë 2-vjeçare.
Megjithatë, spanjollja “AS” nuk është e vetmja që konfirmon këtë lajm. Disa media të lidhura me klubin e Gëangju në Korenë e Jugut kanë konfirmuar gjithashtu transferimin.
Ata kanë ritheksuar faktin se gjithçka do të mbyllet sapo të mbarojë Evropiani.