Muller bie pre e grabitësve, personat e maskuar vjedhin sende me vlerë

Grabitësit nuk po iu ndahen lojtarëve të mëdhenj, teksa ditën e sotme raportohet nga “Bild” se lojtari i Bayern Munich ka qenë “viktima” e radhës.

Teksa luhej ndeshja mes bavarezve dhe Barcelonës në “Allianz Arena”, grabitësit kanë vjedhur shtëpinë e Thomas Muller, i cili me të marrë vesh se çfarë kishte ndodhur është larguar menjëherë nga stadiumi.

Të lidhura

None found

Sipas burimit në fjalë grabitësit kanë arritur të marrin gjëra me vlerë të cilat kapin shifrën e 100 mijë eurove.

Të tjerë lojtarë që kanë rënë pre e grabitjeve janë dhe Angel Di Maria, Marquinhos gjithmonë kur ata ishin në fushë. Mes viktimave, në Premier League ishte portieri i Evertonit, Robin Olsen, ndërsa në Spanjë grabitësit dhunuan Aubameyangun, si dhe kishin vënë në shënjestër Carlo Ancelottin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.09.2022 14:04