PSG-Bayern Munich, Muller: Këtë herë nuk do jemi ne ata që do i thonë lamtumirë Championsit

Nëpër rrjeteve të tij në rrjetet sociale, Thomas Muller komentoi shortin për fazën e 16-tave, ku Bayern do të përballet me një nga kundërshtarët më të fortë.

“PSG është një ekip i shkëlqyer me lojtarë të jashtëzakonshëm. Fatkeqësisht një nga dy skuadrat nuk do të mund të kualifikohet për në çerekfinale dhe ketë herë nuk do të jemi ne ata që do të thonë lamtumirë.

Një vit më parë kishim respekt të madh për ta, mezi pres që ta luaj përsëri këtë duel të madh”, është shprehur Muller./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.11.2022 15:11