Manchester City nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren ditën e sotme përballlë Manchester United në “Old Trafford” në kuadër të javës së 11.
Fillimisht ndeshja u zhbllokua me një autogol të Bailly dhe në fundin e pjesës së parë, Bernardo Silva shënon edhe golin e dytë që do të vuloste ndeshjen.
Me këtë triumf skuadra e Pep Guardiolas regjistron fitoren e tetë kundër “Djajve të Kuq” në “Teatrin e Ëndrrave”, duke u bërë kështu skuadra me më shumë fitore në këtë stadium se çdo skuadër tjetër e Premier League në histori. r.t/abcnews.al