“Përgjegjësia është e gjitha e imja, faji mbetet mbi mua, por klubi duhet ta kuptojë që nuk luhet gjithmonë me të njëjtët lojtarë”, kështu është shprehur Mourinho pas humbjes së thellë 6-1 ndaj Glimt.
“Aktivizova lojtarët që punojnë shumë dhe nuk aktivizohen shumë sepse nuk mund të luajnë të njëjtët gjithmonë , kanë nevojë të pushojnë sepse gjëndja fizike e tyre është e mbingarkuar, klubi duhet të bëj afrime në janar.”
Tekniku portugez nuk ka pësuar asnjëherë në karrierën e tij plotë 6 gola , dhe ai është shprehur se kjo disfatë katastrofike do të mbetet plagë mbi të por edhe mbi klubin e Romës.