Roma dje humbi supersfidën në “olimpico” ndaj Milan-it me rezultatin 0-2.
Mourinho ndjehet shumë i shqetësuar me rezultatet e fundit por edhe nga gjykimi i arbitrave. Për të mos mjaftuar kjo, Mourinho merr një njoftim të keq nga infermieria.
Pellegrini ka pësuar një dëmtim mbrëmjen e djeshme dhe do të mungojë të paktën ndaj Bodo/Glimt për ndeshjen e vlefshme në Ligën e Konferencës. Dëmtimi që ka pësuar në gjurin e djathtë do të ekzaminohet përsëri për të kuptuar më mirë se sa do të zgjasë qëndrimi jashtë fushës./H.LL/albeu.com