Mourinho kërkon transferimin e lojtarit të Atletico Madrid

Hector Herrera është gjithnjë e më larg Atletico Madrid-it.

Mesfushori meksikan nuk ka hapsira në formacionin titullar të Simeones.  31-vjeçari ka grumbulluar këtë sezon vetëm 301 minuta me fanellën e colchoneros.

Pas tij është vënë Roma e Mourinhos. Tekniku portugez e pëlqen lojtarin dhe po mendon ta sjellë në Romë në janar edhe pse kontrata e lojtarit skadon më 30 qershor 2022.

Sipas asaj që raporton “A Bola”, meksikani mund të zgjedhë ekipin kryeqytetas si destinacionin e tij të ardhshëm./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.12.2021 16:39