Morata: Vit i vështirë me Juventusin, “shpëtim” falë dy trofeve

Alvaro Morata ka folur për mbarëvajtjen e sezonit me Juventusin.

 

Në një intervistë për “Onda Cero”, Morata ka folur për rikthimin e tij në Juventus.

“Ishte një sezon mjaft i vështirë, dukej se nuk do të mund të kualifikoheshim për Ligën e Kampionëve, por në fund patëm fat me rezultate”, tha ai.

“Megjithatë ishte një vit i suksesshëm sepse fituam Kupën dhe Superkupën e Italisë”, shtoi ai.

“Nuk jam i lodhur, në ndeshjet e fundit nuk kam luajtur shumë”, tha Morata.

“Tani është koha të rigjenerohemi dhe të jemi të gatshëm 100% për Kampionatin Evropian”, përfundoi Alvaro Morata./


Shtuar 3.06.2021 23:25