Flakët “përpijnë” hotelin me 200 pushues në Madrid (VIDEO)

Një hotel në Madrid u përfshi nga flakët pasditen e së enjtes, duke rrezikuar jetën e të paktën 200 personave që ndodheshin brenda.

Zjarri shpëtheu kryesisht në katet e sipërme të hotelit me katër yje “Grand Nuevo Madrid”.

Një zëdhënës i emergjencave spanjolle tha se zjarri ishte vënë nën kontroll dhe se përveç dëmeve materiale të shkaktuara, nuk raportohet asnjë person i lënduar.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit.


Shtuar 3.06.2021 23:35