Është zyrtare. Alvaro Moratta do të jetë lojtar i Juventusit edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vendosur t’i rinovojë huazimin nga Atletico e Madridit deri më 30 qershor të 2022. Për Max Allegrin, një element i rëndësishëm në repartin e avancuar, i aftë për të interpretuar çfarëdolloj loje. Vetë sulmuesi, në ditët e shkuara, kishte rrëfyer për bisedën me drejtorin e ri, Federico Cherubini, zyrtarizimi konfirmon ndërkohë zërat e ditëve të fundit.
Sulmuesi spanjoll ka luajtur me fanellën bardhezi një total prej 137 ndeshjesh, 79 si titullar, duke shënuar 47 gola, teksa ka shërbyer edhe 27 asiste. Në sezonin e fundit shënoi 20 gola dhe dha 12 asiste. Allegri riniset nga ai, nga sulmuesi që e përcakton si njeriun e ndeshjeve teke, teksa e ka vlerësuar si një ndër të paktët lojtarë në botë që mund të luajë me çdo tip shoku në repartin e sulmit, qoftë ai një sulmues i parë, i dytë apo çfarëdo pozicioni.
Tani Morata mund të jetë më i qetë për të dhënë kontributin e tij për Spanjën, pasi në ndeshjen e parë të dominuar ndaj Suedisë nuk arriti të shënonte, duke shpërdoruar aq sa u vërshëllye nga tifozët e “La Rojas”, të pakënaqur me ndeshjen e tij dhe pa dyshim me barazimin pa gola ndaj suedezëve.