Monza nuk di të ndalet në merkato, Petagna kryen sot vizitat mjekësore

Dy nënshkrime brenda 24 orëve, dy transferime në funksion të sezonit të parë historik në Serie A.

Monza në orët e fundit ka tërhequr vëmendjen në merkato, dje erdhi Pablo Mari nga Arsenal, sot Andrea Petagna, një sulmues i fortë që e bën edhe më të ndezur sheshin Brianza.

Sulmuesi do të nisë vizitat mjekësore për Andrea Petagna, i cili së shpejti do të nisë aventurën e tij në Monza. Qendërsulmuesi i ardhur nga Napoli do të firmosë sot kontratën që do ta lidhë me ekipin e Brianza. Marrëveshja mbyllet me formulën e huazimit për 2,5 milionë euro, me detyrim blerjeje për 10 milionë në rast qëndrimi në Serie A./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.08.2022 09:22