Momentalisht pa skuadër, zbulohet oferta tunduese për Bekim Balajn

Bakim Balaj është një nga sulmuesit më të mirë shqiptar në qarkullim, i cili momentalisht është pa skuadër, por ofertat nuk mungojnë për shkodranin.

Së fundmi sulmuesi i kombëtares shqiptare, u dha fund fjalëve që mund të rikthehet në Superiore. I ngacmuar në konferencën për shtyp të një dite më parë, shkodrani deklaroi se mund të luajë edhe disa vite te tjera në kampionate më të forta se yni.

Ndërkohë “Abcnews.al” ka mësuar së fundmi se ai e ka marrë një ofertë tunduese, nga një klub ku shqiptarët kanë qenë disa kohët e fundit. Bjellorusët e Shakhtyor Soligorsk e kanë pikasur Balajn dhe për të në tavolinë është një propozim interesan

400 mijë dollarë në sezon ofrojnë bjellorusët, që në përbërjen e tyre kanë edhe Valon Ahmedin, një tjetër lojtar që ka qenë kontigjent i kombëtares sonë. Balaj duhet të marrë një vendim për të ardhmen dhe Shakhtyor Soligorsk është në pritje.

Favor për shkodranin është fakti që mund të përshtatet lehtë në Bjellorusi, pasi më parë është aktivizuar në Rusi, Çeki dhe Poloni, me ekipe si Akhmat Grozny, Sparta Praha, Slavia Praha dhe Jagiellonia.


Shtuar 29.05.2021 14:46