Moise Kean “braktis” kombëtaren e Italisë, kjo është arsyeja

Sulmuesi i PSG-së, Moise Kean raportohet se është larguar nga grumbullimi me kombëtares i Italisë për shkak të një dëmtimi.

Sipas Sky Sport Italia, 21-vjeçari që ka shënuar 11 gola në 20 ndeshje të Ligue 1, nuk do jetë i gatshëm për kualifikimet e Kupës së Botës.

Raporti zbulon se Kean do rikthehet te PSG-ja, aty ku do shërohet nga lëndimi.

Kean ka zhvilluar tetë ndeshje deri me tani për Italinë, duke kontribuar me dy gola.

Mungesa e Kean për kualifikueset e Kupës së Botës do jetë mungesë vërtetë e madhe për Italinë duke marrë parasysh formën e sulmuesit. /albeu.com/

Shtuar 24.03.2021 10:03

Tags: , ,