Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka konfirmuar ambicien e tij për të fituar çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, duke theksuar se motivimi i tij shkon përtej lavdisë personale.
Sulmuesi egjiptian ka qenë një nga lojtarët më të mirë të sezonit, me një performancë mbresëlënëse – 28 gola dhe 18 asistime – duke e udhëhequr Liverpoolin drejt suksesit në Ligë Premier dhe në arenën evropiane.
“Jam i sigurt se kam një shans të mirë për ta fituar këtë vit, por do ta shohim,” tha Salah, kur u pyet për aspiratat e tij drejt çmimit më të madh individual në futboll.
Ai theksoi se fokusi i tij kryesor mbetet te trofetë kolektivë me Liverpoolin, në veçanti Ligën Premier dhe Liga e Kampionëve.
Megjithatë, Salah e bëri të qartë se Topi i Artë ka një rëndësi të veçantë për të: “Dua ta fitoj për popullin tim”, u shpreh ai, duke nënvizuar krenarinë që do t’i sillte vendit të tij – Egjiptit.