Henrikh Mkhitaryan, sulmuesi i Romës, flet për “Sport1” duke kujtuar vitet në Borussia Dortmund.
“Vitet më të mira të karrierës sime si futbollist, të luaj atje është një ëndërr për këdo. Unë nuk u largova për para, por për të provuar Premier League. Një ditë do të kthehem në Dortmund, jam i sigurt. Nuk e di nëse si lojtar, por sigurisht si spektator.”
Mkhitaryan vitet më të arta të karrierës I ka patur pikërisht tek Borussia Dortmund ku ka luajtur 140 ndeshje dhe ka shënuar 41 gola e ka shërbyer 49 asistime./h.ll/albeu.com