VIDEO / Mirlind Daku shënon sërisht për Rubin Kazan

Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka shënuar gol në sfidën ndaj Baltika Kaliningradit, që po zhvillohet në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit rus.

Po luhej vetëm minuta e shtatë e takimit, kur Daku pranoi një pasim mjaft të mirë nga bashkëlojtari i tij, Igor Vujacic dhe nuk gaboi përballë portierit vendas për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Ky ishte goli i katërt i Dakut me fanellën e Rubin Kazanit këtë sezon, teksa ka edhe një asistim.

Kujtojmë se ky është sezoni debutues i Mirlind Dakut në Rusi, pas transferimit nga ekipi kroat Osijek për shumën e 1 milionë eurove.

Daku në shtator të këtij viti kishte bërë debutimin me kombëtaren e Shqipërisë, ku në pesë ndeshje të zhvilluara ka shënuar 1 gol. /Telegrafi/


Shtuar 10.12.2023 20:24