Mirlind Daku kalon kontrollet mjekësore te Spartaku i Moskës, pritet vetëm firma

Mirlind Daku është një hap larg kalimit te Spartaku i Moskës. Sipas raportimeve të mediave ruse, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë i ka përfunduar me sukses testet mjekësore.

Të lidhura

None found

“Metaratings” raporton se zyrtarizimi i 28-vjeçarit si futbollisti më i ri i Spartakut pritet të ndodhë së shpejti. Daku ka vendosur të veshë fanellën me numrin 19.

Që prej verës së vitit 2023, sulmuesi shqiptar ka luajtur për Rubin Kazanin, duke u kthyer në një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës. Në këtë periudhë, ai ka regjistruar 93 paraqitje, 38 gola dhe 13 asistime.

Te Spartaku, Daku pritet të jetë gjithashtu ndër lojtarët me pagën më të lartë në kampionat. Ai do të përfitojë 3.3 milionë euro pagë, ndërsa bonusi i nënshkrimit parashikohet të jetë 1.5 milionë euro.

Në rast se marrëveshja bëhet zyrtare, transferimi do të përbëjë një nga hapat më të rëndësishëm të karrierës së Dakut. Ai do të mbetet pjesë e elitës së futbollit rus, por do ta vazhdojë rrugëtimin me një prej klubeve më të mëdha dhe më të suksesshme të vendit.

Sfida kryesore për Dakun pritet të jetë raporti me tifozët e Spartakut. Disa prej tyre e kanë kundërshtuar publikisht transferimin dhe kanë shpalosur edhe një baner skandaloz me mbishkrimin: “Fundërrina shqiptare jashtë!”.


holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş