Mirlind Daku hero për Osijek, ndërsa Çokaj “ters” (VIDEO)

Osijek është rikthyer të fitorja dhe këtë herë ka mposhtur skuadrën e Lokomotiva Zagreb. Dy shqiptarë kanë qenë protagonistë.

Sulmuesi Mirlind Daku, i cili ka luajtur edhe në Superiore për pak kohë me Kukësin, shënoi golin e avantazhit për kryesuesit e kampionatit kroat.

Daku, në minutën e 88-të, e devijoi një top në rrjetë dhe e çoi rezultatin në 2-1 për Osijek dhe videon e golit mund ta shikoni KËTU.

Enis Çokaj te Lokomotiva u ndëshkua me karton të kuq tre minuta më pas dhe skuadra e tij pësoi në fund edhe një gol tjetër. /h.ll/albeu.com


Shtuar 26.11.2021 20:37