Miqësorja Shqipëri-Itali, gjyqtarë nga Kosova për sfidën në Air Albania

Të mërkurën, në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria do të ndeshet në miqësore ndaj kampionëve të europës, Italinë.

Gjyqtari kryesor i kësaj sfide do të jetë Genc Nuza, ku vetë gjyqtari nga Kosova e ka bërë të ditur në një postim në Facebook.

Për Nuzën kjo është një tjetër ëndërr e realizuar për sa i përket karrierës së tij. Asistentët e tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, të cilët përfaqësojnë FFK dhe gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Postimi i Genc Nuzës:

Të nderuar miq,

Jam tejet i lumtur që do të jem gjyqtar kryesor në ndeshjen miqësore, SHQIPËRI – ITALI e cila do të zhvillohet në njërin nga stadiumet më moderne të Evropës, Air Albania.

Ta përfaqësosh shtetin e Kosovës dhe FFK-në, në një ndeshje të këtij niveli është një tjetër ëndërr e realizuar dhe sukses i madh jo vetëm i imi por i gjithë futbollit kosovar në përgjithësi. Së bashku me asistentët Fatlumin, Bujarin dhe kolegët e nderuar nga Shqipëria do të japim më të mirën në këtë ndeshje.

Na priftë e mbara./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2022 12:17