Miqësorja me Bullgarinë, Shqipëria zbret me ndryshime në “Air Albania”, këta janë 11 titullarët

Shqipëria përballet me Bullgarinë në orën 18.00, në ndeshjen që do mbahet në “Air Albania”. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, për këtë takim miqësor.

Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve Sylvinho ka bërë disa ndryshime. Shumë futbollistë do kenë mundësinë për të treguar veten, në një test si ky ndaj një ekipi si Bullgaria.

Vlen të theksojmë se për teknikun Sylvinho kjo është miqësorja e parë në pankinën e Shqipërisë, pasi deri më tani ka drejtuar skuadrën vetëm në ndeshje zyrtare.

Nëse atmosfera te ekipi jonë kombëtar është e mirë, nuk mund të thuhet e njëjta  gjë për bullgarët. Këta të fundit, në kualifikueset e Euro 2024 kanë grumbulluar vetëm 2 pikë në 6 ndeshje.

Sa i takon prezencës në “Air Albania”, interesimi ka qenë i kënaqshëm, duke marrë parasysh faktin që bëhet fjalë thjeshtë për një miqësore.

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi

 


Shtuar 17.10.2023 17:18