Milani vendos mos ta shesë Romagnolin

Milan nuk është duke konsideruar ta shesë kapitenin Alessio Romagnoli gjatë verës.

Kapiteni ka dështuar të luajë këtë edicion dhe javët e fundit ka qenë në stol.

Milan pritet ta aktivizojë klauzolën e blerjes së Fikayo Tomori nga Chelsea për 28 milionë euro dhe sipas mediave italiane, shitja e Romganolit mund t’iu ndihmojë ta kompletojnë transferimin e mbrojtësit.

Sipas Gazzetta dello Sport, 26-vjeçari është i gatshëm të ‘luftojë’ për pozitën në formacionin bazë.

Milan renditët e treta në Seria A dhe nëse “Rossonerët” kualifikohen në Ligën e Kampionëve, atyre iu duhen se paku tre qendërmbrojtës të nivelit të lartë.

Për këtë arsye, shitja e Romangolit nuk është duke u konsideruar.

Romagnoli ka zhvilluar 22 ndeshje në Seria A këtë edicion.

Ish mbrojtësi i Romës u transferua te Roma në vitin 2015 dhe kontrata i skadon në qershorin e vitit 2022.


Shtuar 11.05.2021 13:37