Milani sot merr përgjigje për Tonalin: Rrezikon deri në 20 ditë mungesë, por në fushë për derbin

Milani do të marrë një përgjigjë për shkallën e dëmtimit të Sandro Tonalit, që la fushën i dëmtuar përballë Vicenza-s të shtunën në mbrëmje.

Ditën e sotme, mesfushori do t’i nënshtrohet një sërë testësh që do të përcaktojnë edhe periudhën e rikuperimit të tij.

E sigurtë është se lojtari do të humbasë debutimin, por në rast se dëmtimi është i një shkalle tjetër, rikuperimi mund të zgjasë më tepër dhe ai do të mund të ishte gati vetëm në derbi ndaj Interi në 3 shtator.

Lojtari që do të zërë vendin e tij në ndeshjen e para të kampionatit pritet të jetë Krunic, i cili së bashku me Bennacer do të përbëjnë dyshen prapa të mesfushës./albeu.com