Milani interesohet për “Higuainin” e ri të River Plate

Julian Alvarez vazhdon të mahnisë futbollin argjentinasm teksa është duke ecur me hapa gjigand.

Sulmuesi i River Plate një nga xhevahirët më të medhenj të kampionatit dhe ku ka shënuar 10 dhe gola dhe 4 asistime në 12 ndeshje që ka luajtur deri më tani.

Forma spektakolare dhe mosha 21-vjeç nuk ka kaluar pa u  vënë re nga futbolli evropian, i cili ëshë duke fërkuar duart për sulmuesin që ka shanse të bëhet një emër i rëndësishëm në botën e futbollit.

Milan tashmë ka dërguar skautët për të ndjekur hapat e tij të River dhe ata ishin të pranishëm në ndjeshjen e fundit të ekipit argjentinas në stadiumin Monumental ku Alvare shënoi 3 gola duke larguar çdo dyshim në lidhje me performancën e tij.

Në javët e ardhshme pritet të ketë lajme nga kampi “kuqezi” edhe pse italianët nuk janë ekipi i vetëm i interesuar për të sepse Bayern Leverkusen janë gjithashtu duke njekur situatën e sulmuesit.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, River Plate do të përpiqet të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në dhjetor 2022 , dhe të rrisë klauzolën e përfundimit për një transferim të ardhshëm që i sjell përfitim më të madh. Aktualisht kjo është vendosur në 25 milionë euro. /albeu.com


Shtuar 19.10.2021 15:20