Merkato e janarit është “pas dere” dhe tashmë klubet kanë nisur të bëjnë planet për të forcuar pikat e dobta. “Kuqezinjtë” e Milan që kërkon të garojë deri në fund për titullin dhe për këtë arsye janë hedhur në sulm për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjet me objektivat e tyre, ku një prej reparteve që ka nevojë për element të rinj te “Djalli” është sulmi.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, te Milan preferohet lojtari i Stuttgart, Serhou Guirassy. 27-vjeçari po shkëlqen në këtë pjesë të parë të sezonit dhe në 13 ndeshje të Bundesliga ia ka dalë të shënojë 16 gola dhe për ta transferuar në Itali “bomberin” guinez mjaftojnë vetëm 17 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij. Milani po studion seriozisht idenë për ta transferuar në janar sulmuesin nga Guinea duke hequr për momentin dorë nga David i Lille.
Një tjetër objektiv i janarit është Clement Lenglet, me ish-mbrojtësin e Barcelona, që nuk po gjen minutazhin e duhur te Aston Villa në Premier League dhe është i hapur ndaj idesë për të ndryshuar ambient. Në këtë tratativë është e detyruar të përfshihet edhe “Katalanasit” si klubi që zotëron kartonin e lojtarit, megjithatë katalanasit nuk pritet të hapin probleme pasi kërkojnë vetëm të shmangin rrogën e Lenglet, me teknikun Xavi që nuk e sheh pjesë të projektit.
Edhe në këtë rast, mundësitë e Milan për të mbyllur negociatën me sukses janë të larta, megjithatë, tashmë drejtuesit “kuqezinj” duhet të kalojnë te veprat dhe 30 milionë euro mund të mjaftojnë për të transferuar dyshen në Milano në merkaton e janarit dhe për t’i dhuruar më shumë opsione teknikut Stefano Pioli. /abcnews.al