Ancelotti parashikon supersfidën Juve-Milan

Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, ka folur në lidhje me garën për Champions League në Serinë A dhe më veçanërisht në lidhje me përballjen e fundjavës së ardhshme me Juventus dhe Milan.

“Kush e meriton më shumë Champions-in mes Juventus dhe Milan? Skuadra që do të dalë përpara. Është një luftë e bukur siç është këtu në Premier League”, ka thënë ish-trajneri i bardhezinjve dhe kuqezinjve për Sky Sport.

“Uroj që të fitojë skuadra më e mirë dhe që më e mira të jetë Milan-i. Pirlo? Nuk kam dëshirë të jap një gjykim, nuk ia lejoj vetes.  Të gjithë trajnerët janë në presion. Atij i dua të mirën dhe kaq”.


Shtuar 2.05.2021 09:27