Milani do të përballet me Genoan në kuadër te javes së 31-të të Serie A.
Për “Rossonerët” mungesë e madhe do të jetë Zlatan Ibrahimovic i cili mungon shkaku i kartonit të kuq që mori ndaj skuadrës së Parmas.
Calabria gjithashtu mungon pas lëndimit, Daniele Maldini është jashtë nga një lëndim në muskuj.
Për Genoan, Criscito, Pellegrini dhe Zappacosta mungojnë.
Milan kërkon me çdo kusht fitoren në mënyrë që të jetë në garë për një vend në Ligën e Kampionëve. Ata gjenden në pozitën e dytë me 63 pikë, një më shumë se Juventus dhe dy më shumë se Atalanta.
Formacionet zyrtare:
AC Milan: Donnarumma, Kalulu, Tomori, Kjaer, Hernandez, Bennacer, Kessie, Saelemaekers, Çalhanoglu, Rebic, Leao.
Genoa: Perin; Goldaniga, Radovanovic, Masiello; Ghiglione, Strootman, Badelj, Zajc, Cassata; Destro, Scamacca.