Mihajlovic: Unë nuk jam hipokrit dhe nuk e kuptoj pse më shkarkuan, shëndeti im nuk është justifikim

Mihajlovic tregon versionin e tij të ngjarjeve pas shkaqrkimit nga Bologna, trajneri serb e bën këtë me një letër të publikuar në “La Gazzetta dello Sport” dhe drejtuar të gjithëve.

“Unë nuk jam hiprokit, e pranoj pushimin nga puna, por nuk e kuptoj. Në tre vjet e gjysmë ne kemi arritur, pavarësisht gjithçkaje, qëndrimin në Serie A duke u përpjekur të bëjmë një futboll proaktiv dhe sulmues, duke hedhur lojtarë të rinj dhe duke i lejuar klubit të fitojë me merkaton në dalje, siç tregojnë seancat e fundit. Ndoshta mund ta kisha bërë më mirë, por dhashë gjithçka dhe i shikoj të gjithë në sy me kokën lart pa e qortuar veten.”

Mihajlovic më pas duket se dëshiron të heshtë thashethemet që shpjegojnë shkarkimin për arsye të gjendjes së tij shëndetësore.

“Jamë mirë dhe vazhdimisht po përmirësohem. Unë nuk kujdesem për veten, vetëm disa kontrolle shëndetësore bëj dhe kam ndjekur të gjithë stërvitjen e ekipit. Këto javë, nuk kam humbur asnjë ditë dhe asgjë nuk më pengon të punoj dhe të shkoj në stol gjatë ndeshjes.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.09.2022 11:52