Michael Jordan, humbi 500 milion dollarë në një vit

Legjenda Michael Jordan njihet si një nga sportistët më të pasur në histori për të mos thënë më I pasuri dhe situata botërore nga pandemia nuk e ka kursyer as ish yllin e Chicago Bulls.

Kufizimet e pjesshme, pandemia dhe Lock Down-et duket se ia kanë ulur ndjeshëm pasurinë Michael Jordan I cili sipas Forbes ka humbur jo pak por 500 mln USD në një vit ose e thënë ndryshe 24% nga pasuria e tij prej 2.1 miliardë dollarë.

 

 

Revista prestigjoze ka përditësuar të dhënat mbi të ardhurat e Jordan duke përcaktuar aktualisht në 1.6 miliardë USD pasurinë aktuale të sportistit të famshëm ndërsa nuk jep detaje se çfarë dhe ku ka pësuar ai këto humbje teksa krijohet bindja që këto humbje të mëdha financiare nuk janë të karakterit sportiv.

Ekipi i NBA që ai zotëron, Charlotte Hornets e ka menaxhuar mirë krizën nga koronavirusi dhe vijon të afrojë sponsor të konsiderueshëm dhe nga ana tjetër Jordan ka bërë donacione të rëndësishme për çeshtje solidariteti. Rasti I fundit ishte dhurimi I 12 mln USD në qytetin e tij të lindjes në Wilmington për të ndihmuar në përforcimin e kujdesit parësor për banorët dhe personat në nevojë.

Janë keto detaje që lënë të kuptohet se në aspektin sportiv, Michael Jordan vijon të jetë produktiv dhe me të ardhura të konsiderueshme por ende nuk dihet rënia e pasurisë së tij prej 500 milionë dollarë.

Shtuar 25.03.2021 01:03