Rama e nis fushatën nga Stambolli: Siguruam 1 milion vaksina anti-Covid

Një sasi tjetër vaksinash do të vijë sot në aeroportin “Nënë Tereza”.

Këtë detaj e ka zbuluar kryeministri Edi Rama me një video-LIVE në rrjetin social Facebook.

Këtë lajm duket se Rama e ka lënë fiks në ditën që do të çelet fushata, për ta nisur kështu mbarë.

“Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera Kontraktuam për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh Sjellim sot në Tiranë 192 mijë  “ shkruan Rama.

Ditën e sotme Rama ishte në Stamboll për marrëveshjen me kompaninë turke për sigurimin e vaksinave kineze kundër koronavirusit.

 


Shtuar 25.03.2021 13:34