Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka treguar se si i ka lindur “dashuria” dhe pasioni për skuadrën e Celtic, me të cilën njihet që është një tifoz i “zjarrtë.
Përballë gazetares Marsela Karapanço në “Frontline”, Presidenti Meta theksoi: “Më pëlqen shumë për Frontline. Por nuk jam këtu për betejë politike. Pyetjeve si shmangem, as sfidave. Jam i lumtur që rikthehem në Frontline, pasi ekipi i zemrës është rikthyer në krye të kampionatit, për Celtikun. Nuk është tifozllëk, por dashuri, pasion”.
Nga ju ka lindur ky pasion?
Mos më pyet më shumë se do të vazhdoj shumë. Më ka lindur nga një shqiptar, Rudi Vata. Ne kemi dhe shqiptarë të tjerë që janë angazhuar me Celtiku dhe nga fansat e kësaj skuadre.
Janë të jashtëzakonshëm. S’duhet të humbisni asnjë ndeshje të saj, janë ‘paradise’. Dje jemi kthyer të parët. Donim ta bënim ‘ten’. Por nuk na eci, tani kemi trajner të mirë. Që kur shkova unë të shihja ndeshjen, gjërat kanë ecur mirë. Jam i kënaqur. S’do e harroj këtë gjë”.