Goditje e rëndë për Real Madridin, Benzema lë fushën i dëmtuar ndaj Celtic

Real Madridi ka marrë një goditje në ndeshjen përballë Celtic në shtëpinë e këtyre të fundit në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së grupeve të Champions League.

Kapiteni Karim Benzema është dëmtuar dhe ka lënë fushën e lojës në minutën e 30.

Nuk dihet sesa i rëndë është ky dëmtim, por në kampin madrilen padyshim që janë në ankth, pasi skuadra nuk ka një zëvendësues të denjë.

Ancelotti aktivizoi Hazard, pasi Mariano sic dihet nuk është në planet e teknikut italian.

Kujtojmë që Real Madridi deri më tani është duke hasur vështirësi ndaj vendasve, të cilët të motivuar nga tifozët e tyre janë duke bërë një paraqitje shumë të mirë./albeu.com


Shtuar 6.09.2022 21:37