Lionel Messi vazhdon të shkruajë emrin e në librat e historisë së futbollit botëror. Kundër Real Sociedadit, në La Liga, kapiteni i Barçës arriti shifrën e 700 golave midis ndeshjeve zyrtare dhe miqësoreve. “Ylli” argjentinas, gjashtë herë fitues i “Topit të Artë”, realizoi dygolësh ndaj baskëve si dhe dha asistin për golin e dytë të takimit, të shënuar nga Dest.
Në total, Messi ka shënuar 663 gola në të gjitha garat zyrtare që ka luajtur. Në ndeshjet miqësore ai e ka gjetur rrjetën në 37 raste. Shifrat janë spektakolare dhe tregojnë aftësinë e një futbollisti të vendosur për të bërë të duket normale atë që nuk është aspak e tillë.
Këtë të diel, në San Sebastián, Leo ka shkruar një faqe historike në entitetin e Barçës, duke luajtur ndeshjen e tij zyrtare numër 768, dhe thyer rekordin e Xavi Hernándezit (767), që e kishte barazuar në takimin me Huescan.
Messi gjithashtu është golashënuesi më i mirë në La Liga këtë sezon me 23 finalizime, katër më shumë se miku i, Luiz Suarez, që këtë sezon mbron ngjyrat e Atleticos së Madridit.
Me gjashtë golat ndaj Real Sociedadit, Barcelona e Ronald Koemanit ka arritur 100 gola zyrtarë në një sezon që, megjithëse dukej transitor, e sheh skuadrën “blaugrana” në garë për dy trofe të rëndësishëm: La Ligan dhe Kupën e Mbretit.