Fitorja ndaj Lyon, Pochettino: E rëndësishme të jemi të parët, dhe të luftojmë për trofetë e tjerë

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka folur pas fitores së rëndësishme ndaj Lyon në kampionat.

Parisienët fituan me rezultatin 4-2 dhe u ngjitën në vendin e parë në Ligue 1.

PSG ka barazuar pikët me Lille e cila ka 63 pikë gjithashtu, por pas ndeshjes, Pocchetino u shpreh i kënaqur me pozitën në ligë.

Argjentinasi shprehu se është e rëndësishme që të jenë të parët në ligë dhe të luftojnë për trofetë e tjerë në dispozicion

“Po sigurisht, mendoj se është shumë e rëndësishme të jesh në krye të renditjes dhe ne ende jemi duke garuar në tre gara”, tha ai.

“Ne jemi shumë të lumtur sepse ishte një paraqitje vërtet e mirë dhe natyrisht që të vazhdojmë në këtë mënyrë është ajo që presim nga skuadra në të ardhmen”, përfundoi Maurizio Pocchetino./albeu.com/


Shtuar 22.03.2021 10:01