Lionel Messi e ka nisur si mos më keq aventurën te PSG-ja. Në ndeshjen e tretë si titullar, argjentinasi nuk ka arritur të lërë gjurmë duke mos realizuar asnjë gol, ndryshe nga Ronaldo i cili në 3 ndeshje ka tundur rrjetën plot 4 herë.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë u aktivizua nga minuta e parë edhe në derbin e javës kundër Lyonit, por që u zëvendësua në 20 minutat e fundit.
Kjo nuk i pëlqeu fare sulmuesit argjentinas i cili u shpreh i pakënaqur me vendimin e trajnerit, Pochettino të cilit as nuk ia zgjati dorën kur u zëvendësua.
Messi ishte i zemëruar me atë vendim, teksa u pa edhe në minutat e fundit të shtesës kur Icardi shënoi për t’ia siguruar fitoren 2-1 PSG-së ndaj Lyonit.
Messi nuk festoi fare, madje në disa pamje ai shihet teksa ngritet në këmbë i fundit, ndërsa në shikim të parë dukej sikur të mos kishte ndodhur asgjë kurse bashkëlojtarët e tij festuan golin. /albeu.com/