“Messi nuk do të luajë kurrë si pesë apo gjashtë vjet më parë”

Në një intervistë për RMC Sport, Michel Platini, ish-presidenti i UEFA-s ka komentuar disa çështje aktuale, duke përfshirë fishkëllimat që Leo Messi mori në Parc des Princes pas eliminimit të Real Madridit.

“Është e komplikuar për një lojtar si Leo, kur arrin 34 vjeç e di që vlen shumë. Por a do të luash po aq mirë sa në të kaluarën? Lionel zgjodhi një sfidë të re. Është mirë për futbollin francez që ai erdhi për të luajtur me Francën, por ai kurrë nuk do të luajnë aq mirë sa 5 apo 6 vjet më parë”. /albeu.com/


Shtuar 25.03.2022 18:52

Tags: