Lionel Messi i ka dhuruar fitoren në limit PSG, e cila mposhti 4-3 Lille. Argjentinasi realizoi golin e fitores në shtesë falë një goditje dënimi.
Sa i përket ndeshjes, Kylian Mbappe realizoi për 1-0 pas asistimit nga Neymar. Parisienët nuk u ndalen dhe gjashtë minuta më vonë braziliani Neymar shënoi për 2-0. Në minutën e 24-të, Diakhite realizoi për të ngushtuar epërsinë në 2-1. Me epërsinë minimale të vendasve 2-1 përfunduan 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë miqtë gjetën golin e barazimit, kur Jonathan David realizoi për 2-2 nga penalltia në minutën e 58-të.
Vetëm 11 minuta më vonë, Lille gjeti edhe njëherë golin, kësaj radhe me Bamban që realizoi pas asistimit nga Gomes për 2-3.
Kylian Mbappe u shfaq sërish në skenë në minutën e 87-të për të realizuar golin e dytë personal dhe për ta shpëtuar Parisin nga humbja duke barazuar shifrat në 3-3. Por kur të gjithë prisnin që ndeshja të mbyllej Leo Messi doli në skenë për të realizuar për 4-3. PSG vazhdon në krye të tabelës me 57 pikë.