“Rruga drejt 25 prillit”, Rama flet për pagat, taksat dhe biznesin

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme aktivitetin politik ‘Rruga drejt 25 prillit’. Në fokus janë pagat, taksat dhe biznesi për planin e veprimit të Partisë Socialiste në vitin 2021-2025.

Rama bëri me dije se paga minimale do të bëhet 400 mijë lekë teksa ritheksoi se në 1 Janar do të hiqet taksa për të gjithë ata që paguhen nën 400 mijë lekë. Rama u shpreh se PS ka një plan konkret dhe jo një menu dëshirash të miletit “ta hajë kush ta hajë”.

“Plani ynë i veprimit është një plan qeverisës. Programi i tyre elektoral është një menu dëshirash të miletit “ta hajë kush ta hajë”. Si gjithmonë. Ne kemi sot në planin tonë atë që do të bëjmë dhe do të bëjmë nesër atë që themi sot. Kemi një program qeverisës “Shqipëria 2030. Jo një plan për të joshur elektoratit. Ata ulin sigurimet dhe rrisin pensionet. Ne I duam votat për të vazhduar rrugën e re të hapur, ata kanë zgjedhur rrugën e vjetër me premtime KÇK.

Sot dua të themi se çfarë do bëjmë konkretisht. Unë dua të fokusohem te hapat konkretë për taksat.  Masat tona janë të studiuara dhe të planifikuara për t’u zbatuar. Të tyret janë premtime për t’u lëshuar për t’i marrë era e vjeshtës. Në atë çadër janë mbledhur të gjithë çufot dhe bubat kaçurrelë. Sot e kemi pagën minimale 300 mijë lekë. Është shumë më shumë se ishte duke e rritur çdo vit. Ne synojmë ta çojmë pagën minimale në 400 mijë lekë deri në fund të mandatit të tretë.

Por duke nisur nga 1 Janari i vitit 2022 ne do ta heqim taksën mbi pagën aktuale deri në 400 mijë lekë. Kjo do të thotë që duke nisur nga viti i ardhshëm 63% e të punësuarave të Shqipërisë nuk do kenë taksë mbi pagë, Të gjitha do i çojnë të gjithë. Sigurimet shëndetësore do I paguajnë të gjithë se ato janë për të siguruar shëndetin”, tha Rama.


Shtuar 15.03.2021 10:21