Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester United, Wayne Rooney, zgjodhi mes Cristiano Ronaldos nga Portugalia dhe Lionel Messit të Argjentinës.
“Unë e respektoj Cristianon dhe i kuptoj ata njerëz që e konsiderojnë atë më të mirën. Unë e pranoj mendimin e tyre, por Messi është krejtësisht ndryshe. Unë u përballa me të disa herë dhe ai tregoi se si mund të trajtojë dhe kontrollojë topin. Është e pamundur të afrohesh me të. Ai gjithmonë ka gjithçka nën kontroll. Nëse Messi është në zotërim të topit, ai do të përcaktojë rrjedhën e ndeshjes. Është e vështirë të jesh në rolin e rivalit të tij”, tha Wayne në The Times.
Messi së bashku me Argjentinën u bë triumfuesi i Botërorit 2022. /G.D albheu.com/