U rrokullis disa herë derisa përfundoi në greminë, dalin pamje nga brenda minibusit famëkeq në Gramsh

Këto janë pamjet të minibusit i cili përfundoi mesditën e sotme në greminë duke i marrë jetën një 30 vjeçar dhe plagosur disa të tjerë.

Mësohet se minibusi është rrokullisur për disa metra nga rruga kryesore duke u përmbysur në një humnerë.

Nga pamjet, shihet se mjeti është dëmtuar rëndë teksa përtokë gjenden veshje dhe ushqime të pasagjerëve,

9 pasagjerët e plagosur po marrin ndihmë mjekësore në spital ndërsa nuk ndihet gjendja e tyre shëndetësore.

 


Shtuar 10.07.2021 18:16