Mësohet mesazhi i Mane për Salah, pas finales

Kupa e Afrikës 2021 i ka takuar kombëtares së Senegalit, e cila në finale mposhti Egjiptin.

Sadio Mane priu skuadrën e tij përballë Egjiptit të Mohamed Salah, dhe pas penalltive arritën triumfin.

Mane nuk harroi të ngushëllonte shokun e tij të skuadrës te Liverpool, të cilit i ka dërguar një mesazh pas finales.

“Unë vetëm thash se ai di më shumë, ai është kampion dhe e di se humbja e sotme (mbrëmë) nuk do ta shqetësojë shumë atë, sepse nuk është e para për të dhe është pjesë e lojës”, ka thënë Mane, i pyetur se çfarë i tha Salah, transmeton lajmi.net.

“Kështu që, mund të ndodh, dhe nëse ndodh unë e di se ai është i fortë dhe do të kthehet edhe më i fortë”, shtoi senegalezi.

Pas vërshëllimës së fundit, Mane gjeti kohën e tij për të qetësuar Salah nga humbja në finale


Shtuar 7.02.2022 17:10